Fshati bullgar Bërdarski Geran në Bullgarinë Veriperëndimore është i njohur si kryeqyteti i bullgarëve banatë. Kjo bashkësi e vogël katolike dallohet me jetesën e vet dhe me traditat, të cilat i ruan me rigorozitet brez pas brezi. Festat më të shumëpritura në fshat janë karnavali “Fërshangi” në fund të dimrit dhe balloja verore. Sivjet “Balloja” do të zhvillohet më 29 gusht me pjesëmarrjen e bullgarëve banatë nga vendi dhe nga jashtë.
Për ngjarjen në Bërdarski Geran priten dhe qindra miq, të cilët kanë dëshirë të afrohen deri tek trashëgimia e pasur kulturore të bashkësisë së vogël katolike. Kulmi i festës do të jetë në darkën e ditës së shtunë, kur në mejdan do të mblidhen që të gjithë pjesëmarrësit, të veshur në veshjet popullore karakteristike banatëse.Do të ketë këngë dhe vallëzime banatëse , do të jetë e pranishme dhe gjendja e shkëlqyer shpirtërore.
“Balloja” organizohet çdo vit në fund të muajit gusht. Ngjarja mbledh në vetvete të gjithë entuziazmin dhe pasionin për të jetuar të njerëzve, të cilët e krijojnë. Duke veshur veshjet popullore për disa orë, përfaqësuesit e bashkësisë banate tek ne, ndajnë bukurinë e folklorit të tyre si dhe vlerat, të trashëguara nga paraardhësit e vet.
Foto: bardarskigeran.euHallva, ky tundim i ëmbël me shije orientale, është i mirëpritur në tryezën tonë, sidomos gjatë festave. Duke gjykuar nga përshkrimet e udhëtarëve perëndimorë, hallva ishte një ëmbëlsirë e zakonshme në tokat bullgare që në shekullin e 16-të . Hallva e..
Ditën e Shën Gjonit në fshatin Allvanovo, rajoni i qytetit Tërgovishte të Bullgarisë Verilindore, kryejnë ritin e "Larjes së dhëndurëve". Rituali kryhet për shëndetin dhe kalitjen, për prosperitetin e familjeve të reja që u martuan vitin e kaluar,..
Kopshti i Borisit në zemër të Sofjes do të bëhet sërish skena e festivalit tradicional të Pernikut "Surva". Tingulli i Survës na pastron dhe na ringjall! Për të tretin vit radhazi, banorët e Sofjes dhe të ftuarit e kryeqytetit do të mund të..