Qeveria lëshon më se 800 mijë euro për meremetimin urgjent të tempullit monument manastir “Lindja e Krishtit” në qytetin Shipka. Në facebook kryeministri Bojko Borisov tha, se mjetet janë kryesisht për kambanat. Kambana më e madhe e tempullit është 12 tonë dhe zilia e saj dëgjohet larg e për larg nga qyteti Shipka deri në qytetin Kazanllëk. Manastiri “Lindja e Krishtit” është një nga simbolet e Çlirimit bullgar nga zgjedha turke si rezultat i Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878. Për punimet e meremetimit tashmë u hartua plan dhe financimi u miratua, njoftoi Borisovi.
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..
Më 9 mars, Kisha Ortodokse nderon kujtimin e Dyzet Dëshmorëve të Shenjtë nga Sebastia e Armenisë. Këta janë 40 luftëtarë trima që refuzuan të adhuronin perënditë e vjetra pagane dhe në vitin 320 pranuan martirizimin për besimin e tyre në Krisht...
Me mbi 40 mijë objektet dhe artefaktet e saj arkeologjike, Bullgaria është një muze i vërtetë në ajër të hapur. Për nga numri i gjetjeve, vendi ynë renditet i treti në botë pas Italisë dhe Greqisë. Nga epoka neolitike, tetë mijëvjeçarë më parë, deri..