Zëvendëskryetari i Parlamentit dhe lider i partisë “Volja” Veselin Mareshki përhapi një deklaratë, me të cilën kërkon dorëheqjen e Presidentit Rumen Radev. “Me fjalimin e vet në kuadrin e festimeve në majën Shipka Radev e poshtëroi këtë simbol të heroizmit dhe patriotizmit bullgar”, shkroi Mareshki.
Sipas tij Radevi e ka diskredituar institucionin e Presidentit, duke folur për politikë dhe duke e vërë theksin tek interesat e veta në një moment, kur Bullgaria përulet para sakrificës dhe guximit të të gjithë heronjve që morën pjesë në Epopenë e Shipkës. “Në qoftë se nuk e jep dorëheqjen le të çlirohet nga posti nëpërmjet procedurës së impeachment-it të parashikuar në ligj!” – bëri thirrje Mareshki.Dhjetëra njerëz humbën jetën nga zjarri në resortin malor turk Kartalkaya 78 persona humbën jetën për shkak të zjarrit në një hotel në vendpushimin turk të skive Kartalkaya, provinca Bolu, në veriperëndim të Turqisë. Në mesin e të vdekurve ka..
Presidenti Rumen Radev zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë dhe Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Llajçak. Të dy diskutuan aspektet e procesit të integrimit evropian të vendeve të rajonit. Të dy..
Bullgaria doli nga një gjumë i gjatë politik - 81 ditë pas votimit të gjashtë të parakohshëm parlamentar, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e 105-të të vendit. 125 deputetë mbështetën kabinetin e koalicionit, të vulosur nga një marrëveshje midis tre nga..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..