Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezidenca artistike Delejna do të kërkojë një model për ringjalljen e fshatit bullgar

Foto: ideasfactorybg.org

Në 2 kilometra nga kufiri serb - në periferinë gjeografike të vendit tonë, Delejna po kalbet në izolim, varfëri dhe kolaps demografik në ngjashmëri të shumë fshatrave të tjera bullgare. Një grup njerëzish të rinj, së shpejti do të ndërtojnë aty rezidencën e vet artistike, që të mund të tregojnë sesi përmes gjuhës së artit mund të mendohet për një kohë të ardhshme edhe për vendin më të izoluar në hartë.

Në Delejna 5 krijues bullgarë dhe po kaq të huaj në vazhdim të 3 javëve do të kërkojnë një formulë punuese për fshatra të gjalla në krahinën veriperëndimore. Ata do të banojnë në një hapësirë imagjinare, të quajtur  “Rezidencë Artistike”, në të cilën do të mundohen të “rehabilitojnë atë muskul të imagjinatës shoqërore, i cili sot nuk është i aftë të përfytyrojë fshatin”, sipas fjalëve të organizatorëve nga shoqata “Fabrikë për ide”.


“Ideja jonë është e provokuar nga mungesa e njerëzve të rinj, e një pranie deri tek kultura dhe e përkthyesve të vlerave në gjuhën moderne në fshatrat bullgare“ - thotë Janina Taneva, themeluese e “Fabrikës për Ide”.

Artistët bullgarë do të jetojnë në një nga shtëpitë e fshatit dhe do të punojnë “në terren”, derisa artistët e huaj do të ndihmojnë me ide nga distanca. Mjerisht, planet fillestare që çdo një mik të vendoset në një familje të veçantë nuk ka sesi të realizohen për shkak të pandemisë nga koronavirusi. Por, kjo fare nuk do të thotë  se banuesit vendas nuk do të përfshihen në procesin krijues.

“Artistët kanë për qëllim të krijojnë një art të angazhuar social - vazhdon Janina Taneva.

Kurse ne do t’i takojmë me fshatin, që të shikojmë se çfarë do të lindë - çfarë do të tregojë dhe do të paraqesë fshati, çfarë do të lexojnë artistët midis radhëve dhe më pas do ta formojnë si një mesazh.Kemi lënë një derë të hapur gjerë për disiplinat e ndryshme në art. Sepse deficiti i madh i fshatit bullgar aktualisht është mungesë e një pranie deri tek kultura jashtë kësaj, e cila krijohet në vet bashkësinë”

Të rinjtë do të mbështeten pikërisht mbi potencialin e artit të shërojë, aq më tepër që kjo është një gjë e kërkuar nga vet banuesit e fshatit. “Ne nuk kemi nevojë kaq nga vullnetarët, sesa nga përjetimet shpirtërore, tregojnë banuesit e fshatit.

“Ne nuk mund të zëvendësojmë politikën e shtetit, e cila mjerisht mungon - thotë akoma Janina Taneva. Tendencat në fshatra janë të pakthyeshme dhe kjo është e ditur nga një strategji kombëtare e shkruar akoma gjatë vitit 2007. Kështu që janë të domosdoshme përpjekje të shumta, që të mundet të paktën disa procese ende të kthyeshme të ngadalësohen ose të ndalohen. Nëpër fshatra ka disa probleme bazë - mungesa e demokracisë, sepse njerëzit  nuk mund të zgjedhin kryetarin e bashkisë së fshatit, kur pakësohen nën 250 veta, mungesa e pranisë deri tek shëndetësia, mungesa e një pranie në arsim, mungesa e një pranie deri në kulturë.Sipas nesh arsimi dhe kultura janë baza, që të mundet çdo gjë tjetër të ndryshohet. Dhe kur takojmë një fshat tradicional bullgar me njerëz të rinj nga qyteti, të cilët sjellin një kulturë dhe dije të ndryshme, lindin dhe vendime dhe rrugë të reja”.  

Çfarë idesh dhe formash të artit do të lindin nga takimi midis të rinjve dhe të moshuarve, midis qytetit dhe fshatit, do të bëhet e qartë në fund të rezidencës artistike e cila do të zhvillohet nga data 24 gusht deri më 14 shtator në fshatin Delejna.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: ideasfactorybg.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD