“Ditën e martë do të fillojnë bisedimet për grumbullimin e nënshkrimeve për parashtrimin e projektit për kushtetutë të re” – këtë e tha Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva në Zllatograd, ku ishte e pranishme në inaugurimin e monumentit të Vojvodës Momçill. Gjatë bisedimeve do të jenë të pranishme të gjitha grupet e paraqitura në parlament, të cilat kanë deklaruar dëshirën e tyre për të biseduar me partinë në pushtet GERB, ndërsa informacion për rezultatet do të ketë në fund të javës, shpalli ajo. Sipas fjalëve të saj ndryshimi i propozuar është vetëm një “ftesë për bisedim”.
“Ka njerëz, të cilët përpiqen të na bindin se kjo do të jetë kushtetuta përfundimtare e GERB-it, por këta janë zëdhënës keqdashës”, shtoi Cveta Karajançeva.
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..