“Rruga drejt ndryshimeve kushtetuese kalon përmes dorëheqjes së qeverisë dhe të kryeprokurorit, përmes vetëshpërndarjes së Parlamentit dhe zgjedhjeve të parakohshme.” Këtë e deklaroi Presidenti Rumen Radev, duke ecur në rrugën drejt majës Shipka, me rastin e festimeve të betejave heroike gjatë Luftës Ruso Turke, çlirimtare për Bullgarinë.
“Propozimet për ndryshim në Kushtetutë kanë qëllim fitimin e kohës dhe betonimin e statukuos" - deklaroi Rumen Radev. Sipas Presidentit mafia përpiqet ta fshehë korrupsionin dhe Parlamenti i tanishëm është i diskredituar. “Ai ka humbur legjitimitetin dhe dinjitetin e vet”, vuri në dukje Kreu i Shtetit.
Presidenti u prit duke u ngjitur deri në Monumenin e Lirisë në Shipka me duartrokitje dhe thirrje “Bullgaria”. Atje ai mbajti një fjalim dhe pas kësaj u vendosën kurora dhe lule para monumentit, i cili ruan kujtesën për sakrificën e vullnetarëve bullgarë dhe ushtarëve rusм, që morën pjesë në luftërat çlirimtare para 143 vitesh.
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..