166 turistët e parë nga Izraeli tashmë janë në Varna, bëri të ditur BGNES. Ndër ta ka edhe përfaqësues të mediave izraelite, të cilët vijnë që të njihen me kushtet në bregdetin tonë. Fluturimet nga Izraeli deri në Varna janë rimëkëmbur dhe do të realizohen një herë në ditë, me përjashtim të ditës së shtunë.
Janë planifikuar 19 fluturime në itinerarin Tel Aviv – Varna deri në fund të gushtit dhe 60 fluturime gjatë shtatorit.
Në Burgas fluturimet nga dhe deri në Izrael do të fillojnë që nga 23 gushti dhe do të realizohen çdo ditë deri në fund të muajit. Gjatë shtatorit ato do të ketë fluturime nga e enjtja deri në të dielën. Që nga fillimi i muajit edhe aviokompania bullgare do të fillojë ta shërbejë destinacionin e Tel Avivit.
Agjencia rikujton se Izraeli është një treg kyç për biznesin turistik bullgar. Mbi 300 000 turistë izraelitë e vizitojnë vendin tonë çdo vit.
Sofja doli sërish në qendër të vëmendjes. Një artikull i gjerë i revistës Vogue hedh dritë mbi zhvillimin dinamik dhe hijeshinë unike të kryeqytetit bullgar, duke e quajtur atë "qyteti më i gjallëruar në Evropë për momentin". Kryeqyteti bullgar..
Për të katërtin vit, një nga vendet më të bukura për të fluturuar në botë – Shkëmbinjtë e Bellogradçikut , do të presë Festën e Balonave. Pilotë nga vende të ndryshme evropiane do të marrin pjesë me balonat e tyre në eventin, i cili do të..
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..