Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deti bullgar i frymëzon artistët evropianë për Eurovizion 2021

Foto: Black Sea Eurovision Songwriting Camp

Bullgaria është shteti i vetëm në Evropë, i cili sivjet mblodhi muzikantë nga kontinenti dhe krijojë një atmosferë krijuese, që të mund ata në një mjedis miqësor dhe nëpërmjet punës në ekip të krijojnë këngë për edicionin e ardhshëm mot të “Eurovizionit” në Roterdam.

Bregdeti jugor i Detit të Zi bullgar priti rreth 30 artistë nga Suedia, Gjermania, Austria, Monakoja, Britania e Madhe dhe Bullgaria, të cilët marrin pjesë në kampin muzikor. Drejtori ekzekutiv i konkursit të këngës Siste Baker po kështu shprehu përkrahjen e vet për ngjarjen në rrjetet sociale.

Vasill Ivanov - shefi i ekipit të komunikimit të “Eurovizionit” për Bullgarinë , sqaroi sesi po kalon kampi:

“Çdo ditë artistët punojnë me autorë të ndryshëm të muzikës, tekstit dhe producentë për krijimin e këngëve të reja për konkursin, dhe jo vetëm. Mjaft nga muzikantët po përgatisin albume, përfshi dhe përfaqësuesja bullgare Viktoria. Procesi është shumë intensiv. Punohet që herët në mëngjes deri në darkë vonë”.

Për shkak të pandemisë konkursi u shty - për herë të parë në historinë e tij 64 vjeçare. Ky është dhe shkaku që të futet rregulli që të gjithë pjesëmarrësit të prezantojnë këngë të reja, të incizuara pas datës 1 shtator sivjet, për shkak të humbjes së aktualitetit të kompozicioneve, me të cilat kanë anëtarësuar për edicionin e sivjetshëm. Kurse prognozat treguan mundësi për një sukses më të madh të këngës së Viktorias „Tears Getting Sober”:

“Viktoria është mikpritëse e kampit muzikor- thotë një nga organizatoret kryesore Genoveva Hristova nga “Ligna Studio”. Ajo u rrit si një interpretuese që nga muaji nëntor deri tani, pasi qe shpallur  për përfaqësuese bullgare dhe e kthyem Bullgarinë në “Eurovizion” , që është shumë e rëndësishme për vendin tonë. Sepse ky është një nga konkurset e pakta, në të cilat Bullgaria me të vërtetë është mes më të mirëve dhe rezultatet nga 5 vjetët e fundit janë një dëshmi për këtë.

Kampi muzikor do të vazhdojë deri më 26 gushtdhe pritet që në të të krijohet të paktën një pjesë nga kënga, e cila ta prezantojë Bullgarinë në konkurs:

“Është e mundur që këtu në qytetet Burgas dhe Primorsko të krijohen dhe këngët për konkursin e shteteve të tjera. Në një nga seancat e Viktorias me Caesar Sampson nga Austria, i cili përfundoi i treti në “Eurovizion” gjatë vitit 2018, ai i jepte këshilla si hyhet në treshen e parë. Bashkë me një nga producentët e njohur muzikorë në Suedi, i cili është me prejardhje bullgare, hapëm dritaret, dëgjonim dhe flinim gjumë me valët e detit....Pa dyshim që krijuesit frymëzohen  nga atmosfera detare.

Një kamp të ngjashëm muzikor ka pasur dhe gjatë vitit 2017 në Stokholm. Lajtmotivi i tij ishte të promovojë gratë-autore të këngëve. Çfarë kauze, përveç asaj muzikore, ka ekipi bullgar?

“Bullgaria dhe bregdeti bullgar i Detit të Zi, me qenë se duam  të tregojmë dy qytete të bukura, siç janë qytetet Burgas dhe Primorsko. Por, dhe pjesëmarrja në “Eurovizion” është kauzë vet për nga vetja e vet - thotë Vasill Ivanov dhe shton: Duam të demonstrojmë se Bullgaria mund të jetë një vend kreativ, ku vijnë emra të mëdhenj nga biznesi muzikor dhe të shpojmë rrugën për ngjarje të këtij lloji”.

Ekipi i “Eurovizion-it”-Bullgaria po kështu nuk përjashton organizimin e akoma kampeve të tjera muzikore tek ne deri në fund të vitit. Zhvillimin e një ngjarjeje të ngjashme në kohën e pandemisë disa e përcaktojnë  si “marrëzi”, tregon Genoveva Hristova, por për të  “të marrët e lëvizin progresin në botë”, kurse “muzika është ajo e cila i bashkon njerëzit dhe është një shpëtim në këto kohëra të vështira”.

“Organizatorët dolëm më të guximshmit dhe njerëz të cilët i duan sfidat, sepse besojmë se duhet të veprohet me guxim dhe jemi të bindur, se gjithmonë ka kauzë, e cila të bashkojë”, deklaroi Genoveva Hristova para Radio Bullgarisë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Black Sea Eurovision Songwriting Camp


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD