Një objekt arkeologjik afër fshatit Strojno pranë Ellhovos ka potencial të madh që të shndërrohet në një destinacion të rëndësishëm turistik-kulturor në Evropën Juglindore. Gërmimet po zhvillohen nën udhëheqjen e Daniela Agre nga Instituti Arkeologjik Kombëtar me Muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Ellhovo dhe janë financuar nga fondacioni ndërkombëtar “Horizonte”.
Para BTA-së Daniela Agre sqaroi se objekti është studiuar në vitin 2018 me një radar të posaçëm. Sipas fjalëve të arkeologes studimi ka zbuluar një kompleks të madh arkitekturor në një sipërfaqe prej 35 dynymësh. Vetëm godina e tij kryesore është rreth 25 dynymë.Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses përmbushet premtimi i Zotit për shpëtimin e shpirtit njerëzor nga mundimet e përjetshme të errësirës. Mesazhi i kësaj dite është se Zoti na do, thotë At Bozhidar Marinov nga Kisha e Sofjes "Lartësimi i Kryqit të..
Veliko Tërnovo krenohet me të kaluarën e tij të lavdishme, e cila është e koduar edhe në festën e qytetit, e lidhur me ditën e Dyzet Martirëve të Shenjtë – mbrojtësit shpirtërorë të kryeqytetit mesjetar. Në ditën e 40 ndjekësve të Krishtit (22 mars..
Kompleksi prehistorik "Provadia - Kriporja" – kriporja dhe qendra më e vjetër urbane në Evropë (5600 - 4350 para Krishtit), është ndër objektet e propozuara për Etiketën e Trashëgimisë Evropiane - 2025. Qytetërimi evropian ka filluar nga..