Për dy javët e fundit Bullgaria shënon ulje me 32.8 për qind të numrit të të infektuarve me Covid-19. Për po këtë periudhë Kroacia ka rritje të të infektuarve me 181 për qind, Franca – me 106 për qind, Niderlanda – me 46 për qind, Greqia – me 51 për qind. Ato të dhëna të Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve u botuan në profilin Facebook të kryeministrit Bojko Borisov. “Përderisa pandemia në mbarë botën po përhapet dhe po rrit numri i të infektuarve, Bullgaria është një nga pak vendet, të cilat e menaxhojnë drejtë epideminë. Ne të parë vendosëm masa kufizuese. Ato ishin të zhdërvjellëta dhe kështu ekonomia vazhdoi të punojë”, thekson Borisovi.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..