Partia Socialiste Bullgare nuk përkrah projektin për Kushtetutë të re, të propozuar nga partia GERB dhe nuk do të marrë pjesë në konsultimet për ndryshime në kushtetutë. Këtë e njoftoi në konferencën e jashtëzakonshme të shtypit Janaki Stoillov nga Këshilli Kombëtar i Partisë Socialiste Bullgare. Socialistët apelojnë për “një kundërshtim kategorik me veprime parlamentare dhe masive të përpjekjes për ndërrimin kushtetues”, njoftojnë reporterët tanë. Më herët sot në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare kryetarja e grupit parlamentar të partisë GERB Daniella Daritkova, e cila dje paraqiti projektligjin themelor në Kuvendin Popullor deklaroi se, partia e saj është gati për të pastruar gabimet ligjore dhe teknike nga projekti për Kushtetutë të re në dialog me partitë në parlament dhe protestuesit.
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim dypalësh me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës Mark Rutte. Të dy diskutuan prioritetet në qasjet..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të mbledhjes së mbështetjes për kandidaten e saj për postin e kryetarit të Legjislaturës së 51-të të..
Gjykata e Apelit e Sofjes konfirmoi vendimin e gjykatës më të ulët për lëshimin e një urdhër-arresti evropian në territorin e BE-së për Stojan Mavrodiev. Kërkesa kundër ish-drejtorit ekzekutiv të Bankës Bullgare për Zhvillim (BBR) në pronësi të..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me..