Një përjetim i mrekullueshëm është ardhja ime në Bullgari, krenohem shumë se ndodhem në këtë vend të shkëlqyer. Vendi juaj është shtëpia ime e dytë, zemra ime është në Bullgari - kështu me shumë emocion flet për vendin tonë një vajzë nga Çekia. Ajo quhet Veronika dhe ka zgjedhur akoma përpara rreth 10 vjetëve përgjithmonë të lidhë fatin e vet me Bullgarinë. Burri i saj është bullgar, takohen akoma duke qenë studentë në Universitetin Karllovski në Pragë. Aty risin dhe 3 fëmijët e vet, por përpara 5 vjetëve marrin vendim që në mënyrë të qëndrueshme të vendosen në Bullgari. Me vendin tonë janë të lidhura ëndrrat e Veronikës. Përveçse do që të përsosë gjuhën e vet bullgare dhe kjo të jetë gjuha dhe e fëmijëve të saj, ajo ka dhe ide të shumta sesi mund t’u ndihmojë bullgarëve punëdashës. Veronika beson se çdo gjë është çështje e zgjedhjes personale dhe në qoftë se njeriu do shumë që diçka të rastisë, ai patjetër do të gjejë mënyrë që të mund ta arrijë në jetë.
Bullgaria është një vend i shkëlqyer, në të cilin ka çdo gjë - det, male piktoreske dhe njerëz shumë dashamirës me zemra të mëdha dhe të hapura, ndan përshtypjet e veta Veronika.
“Krijova një blog në gjuhën çeke, në të cilin unë e prezantoj Bullgarinë përmes syve të mi. Shkruaj për bregdetin bullgar të Detit të Zi si dhe për vendet e ndryshme të cilat duhet të vizitohen. Kam shokë dhe miq të shumtë, të cilët e ndjekin informacionin në blog. Me mua u lidhën nga Radioja Kombëtare në Çeki dhe më lutën të shkruaj për ta disa artikuj për Bullgarinë. Aty njerëzit dinë për vendpushimet, por nuk i njohin vendet e tjera të shkëlqyera si dhe detajet për Bullgarinë. Unë dua t’u tregoj çekëve, se ne dhe bullgarët kemi tipare të shumta të përbashkëta dhe jo vetëm se jemi të përafërt si gjuhë dhe histori, por dhe si temperament afrohemi shumë. Lidhja është tek paraardhësit tanë në Moravi akoma gjatë shekujve të 9 e të 10 kur vëllezërit Qirill dhe Metodij përhapën shkrimin sllavë. Më pëlqen se bullgarët janë shumë mikpritës ndaj të huajve, kjo më bëri përshtypje të madhe akoma gjatë ardhjes sime të parë këtu. Edhe sikurse fare pak t’u tregojmë bullgarëve se mund të kuptohemi me ta dhe ata menjëherë janë të gatshëm të ndihmojnë në situata të ndryshme. Ky po kështu është një shkak për krenari për këtë popull”.
“Në Çeki , njerëzit të cilët përfundojnë arsimin e vet të lartë kthehen nëpër qytetet e vogla dhe fshatrat. Aty krijojnë biznes të vet të vogël në ekonominë ose fermën personale dhe në veprimtari të tjera dhe këto biznese janë të lidhura midis tyre. Nuk ka asgjë të çuditshme për çekët që të punojnë akoma si të rinj në fermën personale. Prandaj ne - unë dhe familja ime, duam që të ndihmojmë dhe bullgarë të tillë punëdashës, që të mund të vazhdojnë të merren me sektorin agrar”- thotë Veronika.
“Puna jonë është e lidhur me vajrat eterike dhe me ujërat florale, ku ideja jonë është që të mund të jemi në dobi për biznesin e vogël familjar në Bullgari. Kemi ndërmend të eksportojmë produkte bullgare në Çeki si dhe në shtetet e tjera, ku vlerësohet prodhimi i pastër agrar. Do të eksportojmë vetëm lëndë natyrale ku do bashkëpunojmë në partneritet pikërisht me firmat-prodhuese, të cilat kërkojnë dhe e vlerësojnë produktin bullgar, për shkak të cilësisë së vet të lartë. Ata kërkojnë certifikata dhe analiza, prandaj ne do t’ua ofrojmë. Nuk ka sesi të ketë zhvillim në qoftë se kërkojmë vetëm fitim. Nuk presim asnjë lloj ndihmash shtetërore e përballojmë vet situatën.
Kur njeriu përballet vet, ai duhet t’u japë shembull të tjerëve, është kategorike Veronika Koleva dhe shton se, me punën e vet realizon një ëndërr të saj. “Unë i njoh cilësitë e produkteve bullgare prej vajrave eterike, prandaj dhe prej kohe dua që t’i popullarizoj në Çeki dhe Sllovaki. Ato meritojnë që të jenë aty, ku mbahet për cilësinë, dhe me këtë dua që të ndihmojmë prodhuesit, të cilët punojnë dhe tregojnë kujdese të tepërta”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalOrganizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..