Katër fotografë nga qyteti Burgas regjistruan nëpërmjet objektivëve të vet bukurinë dhe finesën e artefakteve të vlefshme, të mbledhura në 24 fotografi marramendëse dhe të paraqitura në një ekspozitë të përbashkët nën titullin “Frymëzimi Deltum”.
Mes gjetjeve arkeologjike të fotografuara në mënyrë artistike janë një pasqyrë plumbi nga periudha e shekujve II-III pas lindjes së Krishtit, figura prej bronzi nga po kjo periudhë, unazë dhe një butile prej qelqi nga shekulli i II, një vulë 1500 vjeçare e të tjera. Ekspozita në rrugicën e Qendrës Kulturore “Kazino Detare” realizohet në një partneritet me Bashkinë e qytetit Burgas dhe mund të shikohet deri në fund të muajit gusht.
Ekspozita prezanton disa nga gjetjet më të shënuara nga studimet e bëra arkeologjike në qytetin antik dhe mesjetar Deltum, i vendosur në vendin e fshatit të sotëm Debellt në rrethin e qytetit Burgas. Kjo është kolonia e vetme e qytetarëve të lirë romakë në territorin e Bullgarisë. Jo rastësisht gjatë vitit 2011, Deltum është zgjedhur përmes një votimi kombëtar elektronik për një nga çudirat e Bullgarisë.
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...