Protestuesit iniciuan grumbullim nënshkrimesh për dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Deri tani janë mbledhur 1 400 nënshkrime. Si çdo mbrëmje të pakënaqurit nga qeverisja u mblodhën në rajonin e Presidencës dhe të Këshillit të Ministrave, nga ku fillon demonstrata tradicionale deri në “Orllov Most” (“Ura e Shqiponjave”). Më herët organizatorët e protestës nga “trioja e helmuar” deklaruan se nuk do ta ndërpresin trazirat e qytetarëve.
Në një letër dërguar mediave afro 170 shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave gjithashtu bënë thirrje për dorëheqjen e qeverisë. Ata shprehën përkrahjen e tyre ndaj protestës, duke nënvizuar se kjo është forma e vetme e ligjshme e sjelljes publike.
Në kryeqytetin detar Varna kampi i çadrave po vazhdon të jetë në rrugën para Bashkisë. Në Pleven është organizuar një demonstratë me automjete përmes rrugëve qendrore dhe lagjeve të qytetit.Pikërisht një muaj pas zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit, sot vijon seanca e parë e Asamblesë së 51-të Kombëtare, e cila filloi më 11 nëntor. Deputetët do të bëjnë përpjekjen e gjashtë për të zgjedhur një kryetar. Në provën e pestë për votim u..
Ditën e mërkurë do të jetë kryesisht me diell. Era gradualisht do të orientohet nga perëndimi-veriperëndimi dhe do të jetë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale priten nga minus 3° dhe 2°, në Sofje - rreth minus 1°, dhe maksimale - midis..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..