Bashkatdhetarët tanë jashtë shtetit do të protestojnë edhe këtë fundjavë, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit. Demonstrata do të zhvillohen në 24 qytete në 10 vende, mësoi Radio Bullgaria nga bullgarët që banojnë jasht.
Në Gjermani janë organizuar protesta në Berlin, Këln, Manhajm dhe Hamburg. Bullgarët në Britaninë e Madhe do të protestojnë në London, Oksford dhe në Birmingham. Do të ketë protesta edhe në kryeqytetet të Francës, Çekisë, Norvegjisë dhe Holandës. Në SHBA janë parashikuar demonstrata në Boston, Nju Jork dhe Çikago, në Kanada – në Vankuvër, Toronto dhe Monreal, në Australi – në Sidnei, Perth, Adelaida, Melborn dhe Brisbane, në Zelandën e Re – në Okland.
Fundjavën e kaluar bullgarët jashtë shtetit nga 12 shtete përkrahën me protestën e vet bashkatdhetarët tanë, të cilët tashmë një muaj dalin në sheshet e Bullgarisë. Përtej kufirit po përgatiten letra për misionet diplomatike, që të njihen me kërkesat e pakënaqurve nga pushteti, si dhe një protestë e përbashkët para selisë së Komisionit Evropian.Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..