Mali Ograzhden shtrihet në pjesën jugperëndimore të Bullgarisë dhe kalon në territorin e Maqedonisë së Veriut, ku ndodhet pjesa më e lart e tij. Dhjetëvjeçarë të tërë me radhë kjo krahinë ka qenë një zonë e izoluar kufitare, që është një shkak i shkëlqyer që njeriu të njihet me mëhallët e vjetra prej guri, me kishat të cilat nuk i nënshtrohen kohës dhe të mund të shijojë pamjet e bukura natyrore.
Fshati Gega dhe Manastiri Çurillovski
Një vend i tillë është fshati Gega. Ai është i vendosur në jo më pak se 10 kilometra nga kufiri me Maqedoninë e Veriut. Gega ka se me çfarë të krenohet. Në rrethinat, i vetmuar i strukur në një lartësi, zbardhon një manastir i shkëlqyer. Bëhet fjalë për Manastirin Çurillovski “Shën Gjergji”, i njohur akoma si “Manastiri me djajtë”. Përse Çurillovski? Sepse gjendet në mesin e rrugës midis fshatrave Gega dhe Çurillovo. Por përse me djajtë? Sepse në hyrjen e kishës, si ilustrime nga një përrallë për fëmijët, përpara vështrimit tuaj dalin pamje të qarta të skenave nga Gjyqi i tmerrshëm i fundit. Të krijuara në stilin tipik dhe karakteristik për Rilindjen bullgare, ato janë vepër e një piktori të panjohur. Ideja ka qenë që ato të kenë një ndikim të theksuar moral dhe mësimor mbi laikët.
Histori për djajtë dhe mëkatarët
Mbishkrimet murale ju tregojnë për rastet e rënies në mëkate dhe të shkeljes së 10 urdhërimeve të Zotit, si dhe për “sanksionet” dhe torturat, të cilave do t’ju nënshtrojë djalli, në qoftë se keni bërë mëkate. Kështu për shembull, mullisi i cili gënjen, Dinaku i lidh një gur mulliri në qafë, që t’i rëndojë dhe vazhdimisht t’i kujtojë për fajin. Mëkatarët, të cilët nuk janë penduar, janë të lidhur me zinxhirë dhe shpien në gojën pa fund të një përbindëshi-dragua. Është paraqitur profeti Isaja, i cili ka shpifur shumë për autoritetet. Për ndëshkim e kanë prerë me sharrë e kështu me radhë...
Kisha prej guri dhe shkolla fetare
Kisha e Manastirit Çurillovski përbën një godinë masive prej guri. Ajo është me 3 nefe dhe dallohet me punimet e veta të shkëlqyera me dru dhe kolonat e pikturuara në ngjyra të theksuara. Në katin e dytë është reparti i grave. Është montuar një parapet i posaçëm, nëpërmjet të cilit vajzat nuk kanë mundur të shikojnë, që të vërejnë pjesën e meshkujve poshtë. Ideja është e qartë - të mos të ketë shkaqe për tundime në tempullin e Zotit. Këtu do të vëreni këtë imazh të venitur - një grua e re e shikon veten në pasqyrë. Dhe a mund të njihni se kush ja mban pasqyrën - Djalli, kuptohet! Në të kaluarën mbishkrimi mural ka qenë i shoqëruar me një mbishkrim dënues, në të cilin është thënë: “Një vajzë e cila shumë krekoset dhe zbukurohet - djalli i mban pasqyrën.”
Çfarë dimë për të kaluarën e manastirit
Nuk ka të dhëna të shumta për historinë e manastirit. Supozohet se ndërtimi i tij ka filluar diku aty gjatë vitit 1848, në vendin e një kishe shumë të vjetër ortodokse. Në të është hapur dhe shkollë kishtare në të cilën kanë mësuar fëmijët nga fshatrat e afërta. Dhe një hollësi kureshtare- mësuesi i parë në shkollë ka qenë Stojan Gëllëbov, i dërguar me shpenzime të fshatit deri në Stamboll , me idenë të marrë një arsim me cilësi dhe t’u transmetojë dijet e tij nxënësve në Gega. Në ditët e sotme shkolla është e meremetuar, bashkë me kishën dhe me kambanoren e bukur, e cila ngre shtat në një afërsi të madhe. Prej saj hapet një pamje përrallore ndaj malit Ograzhden dhe majat e malit Bellasica.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Veneta Nikollova"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..