Njerëzit me frymë kërkuese dalin për të gjetur shufra prej floriri, pendë të strucit dhe vogëlsira të tjera, por shumë pak mes tyre orë të tëra qëndrojnë në ndonjë plazh që të presin erën. Njerëzit të cilët kërkojnë erën me durim ulen në rërë, por sapo e dëgjojnë zhurmën e ajrit sikur ai i thërret, nisin vallëzim ajror diku aty në largësi - derisa valët e detit pikturojnë gunga mbi sipërfaqe.
Aleksandër Baçev 23 vjeç është i racës së kërkuesve të erës. Tanimë 11 vjet me radhë ai miqësohet me erën dhe i hipur mbi kitesurf kalëron si të thuash dallgët, fluturon me pulëbardhat dhe sprovon vullnetin e vet në regata. Ai ka një lidhje shumë speciale me detin, të cilën shpreson që të mos e humbasë asnjëherë.
“Liria është shumë e rëndësishme për mua. Unë nuk jam i mësuar që të kufizohem. Madje dhe në sport kam gjetur mënyrë që të jem i lirë dhe kjo më sjellë një kënaqësi të madhe-thotë ai.”
Prandaj dhe i vjen keq se nuk mundet të protestojë çdo natë me mijëra vërsnikët e tij nëpër sheshet.
“Unë e miratoj protestën e njerëzve të rinj dhe jo vetëm të të rinjve, sepse shteti ynë nuk drejtohet në mënyrë demokratike dhe ky model duhet të ndryshohet - thotë Aleksandër. Unë u simpatizoj dhe protestoj atëherë kur mundem dhe ashtu siç mundem. Por, me qenë se në këtë moment po përgatitem për kampionatin evropian në mesin e muajit gusht, gjendem në det dhe stërvitem, prandaj nuk jam në rrugë”.
Aleksandër hipën për herë të parë në windsurfnë kampingun “Gradina” dhe në po këtë stinë shkon për garë në qytetin Primorsko. Por, duke vërejtur babin e tij si dhe garuesit e tjerë në kitesurfing në gji, i uron vetes dhe ai të mund të mësohet. Dhe kështu shumë shpejt e lë windsurfing-un dhe i përkushtohet kitesurfing-ut. Sot ai garon në disiplinën kitesurfing - regatë klasike me vela, vetëm se jo me varka por mbi dërrasë.
“Ajo, që përdor në ujë quhet hidrofol ose krahë të nënujshëm - sqaron ai. Nën dërrasë gjendet një pajisje, e cila i përngjan pak avionit me një krahë të madh përpara dhe një krah të vogël mbrapa dhe punon mbi të njëjtin parim si në ajër. Kur njeriu lëviz, krahët prodhojnë një forcë ngritëse dhe e ngrenë dërrasën mbi ujë. Në këtë mënyrë sipërfaqet në kontakt me të janë shumë më pak, rezistenca zvogëlohet ndjeshëm, shpejtësia shtohet dhe ka shumë më tepër adrenalinë”.
E gjithë kjo i lejon kitesurfing-ut të ngrihet në një lartësi prej rreth 30 centimetrave mbi ujë dhe të lëvizet me një shpejtësi prej afro 70 kilometra në orë. Në cilëndo garë që të marr pjesë, Aleksandër pothuajse gjithmonë klasifikohet në dhjetëshen e parë. Sukseset e veta më të mëdha i arrin në kampionatin botëror, duke u renditur i pestë, dhe në vendin e katërt në lojërat e para botërore të plazhit. Qëllimi i tij i afërt është të prezantohet mirë në kampionatin e ardhshëm evropian në Poloni, kurse ai i largët - të marrë kuotë për olimpiadën në Paris gjatë vitit 2024, kur sporti i tij do të debutojë në forumin më të madh sportiv.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv Aleksandër Baçevit
Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..
Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..
Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..
Sulmuesi i klubit grek PAOK, Kirill Despodov është futbollisti më i mirë në Bullgari për vitin 2024. Ai e fiton çmimin për herë të katërt radhazi dhe..
Vesella Leçeva është kryetarja e re e Komitetit Olimpik Bullgar. Në mbledhjen e përgjithshme të organizatës, Leçeva, e cila është kryetare e Unionit..