Partia Socialiste Bullgare (BSP) kërkon që ditën e hënë të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, i cili që nga 1 gushti është në pushime verore. Socialistët duan që të dëgjohen Bojko Borisov dhe Ministri i Punëve të Brendshme Hristo Terzisjki për shkak të presionit të ushtruar mbi gazetarë gjatë konferencës kombëtare të GERB-it. BSP ngul këmbë gjithashtu për aktualizim të ngutshëm të buxhetit për shkak të masave sociale dhe ekonomike për përballimin e pasojave të krizës së koronavirusit dhe sigurimin e mjeteve për votimin me makina.
Rumen Geçev nga BSP kritikoi rritjen e pagave të nëpunësve të administratës shtetërore me 30% për shkak të pandemisë.
Sipas BSP-së ky është një veprim i dëshpëruar nga ana e Kryeministrit Borisov. Informacioni është i reporterit të BNR-së Daniell Inkov.Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Pa kompensim për çmimin e energjisë elektrike, ndërmarrjet do të jenë jokonkurruese. Ata që nuk mund ta kalojnë dot rritjen e çmimit të energjisë elektrike në çmimet e produkteve të tyre dhe ata që kanë kontrata ndërkombëtare do të falimentojnë. Të..
Qëndrimi i qeverisë është konstant. Kisha Ortodokse Bullgare është një dhe e pandashme, uniteti i saj është i një rëndësie të veçantë për shoqërinë. Duke marrë parasysh parimet e sundimit të ligjit dhe ndarjen e pushteteve, zgjidhja e çështjes me dy..
Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të..
Ajri i ftohtë do të depërtojë në vend mbrëmjen e së premtes duke u gdhirë e shtuna . Do të jetë me re. Në veriperëndim do të bjerë shi dhe borë,..
Nuk kam bërë asnjë krim, ky është sulm politik, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP) Kirill Petkov, para se të hyjë në prokurori...