Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Partia Socialiste Bullgare kërkon mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit

Liderja e BSP-së Kornelija Ninova dhe Rumen Geçev
Foto: BGNES

Partia Socialiste Bullgare (BSP) kërkon që ditën e hënë të ketë mbledhje të jashtëzakonshme të Parlamentit, i cili që nga 1 gushti është në pushime verore. Socialistët duan që të dëgjohen Bojko Borisov dhe Ministri i Punëve të Brendshme Hristo Terzisjki për shkak të presionit të ushtruar mbi gazetarë gjatë konferencës kombëtare të GERB-it. BSP ngul këmbë gjithashtu për aktualizim të ngutshëm të buxhetit për shkak të masave sociale dhe ekonomike për përballimin e pasojave të krizës së koronavirusit dhe sigurimin e mjeteve për votimin me makina.

Rumen Geçev nga BSP kritikoi rritjen e pagave të nëpunësve të administratës shtetërore me 30% për shkak të pandemisë.

Sipas BSP-së ky është një veprim i dëshpëruar nga ana e Kryeministrit Borisov. Informacioni është i reporterit të BNR-së Daniell Inkov.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 10 janarin 2025

Të premten paradite do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 3° në disa lugina deri në 10° në rajonet e tjera, në Sofje rreth 1°. Pas mesditës do të përmirësohet dukshmëria,..

botuar më 25-01-09 7.35.MD
Ljubosllav Kostov

KNSB: Seri protestash nëse nuk miratohet buxheti i shtetit

Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..

botuar më 25-01-09 5.19.MD

Ligji i përkohshëm i buxhetit u miratua në lexim të parë

Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..

botuar më 25-01-09 3.43.MD