Për shkak të pandemisë Bullgaria konstaton ulje të numrit të turistëve ndërkombëtarë që nga fillimi i vitit, bëri të ditur në Plovdiv Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova. Ka 70 000 rezervime në bregdetin tonë për turistë nga Turqia, Izraeli, Moldavia dhe Bjellorusia, por duhet të ndërmerren masa për mbërritjen e tyre, tha Nikollova.
Zëvendëskryeministrja kritikoi modelin e deritanishëm të zhvillimit të turizmit bullgar. Nuk mund të reklamohemi vetëm si një vend me turizëm të zhvilluar veror dhe dimëror. Ne duhet të prezantohemi si një destinacion me kushte për turizëm gjatë tërë vitit, është kategorike Nikollova.
Moti do të jetë i kthjellët gjatë natës . Era do të pushojë në shumicën e zonave. Pas mesnate përgjatë lumit Danubi, vende-vende në lugina, lumenj dhe përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të formohet mjegull dhe do të ketë ulje të dukshmërisë..
Eurodeputetët mbështetën përbërjen e Komisionit të ri Evropian. Ajo mund të marrë detyrën nga 1 dhjetori. Komisionere evropiane nga Bullgaria është Ekaterina Zaharieva me departamentin “Startups, Kërkime dhe Inovacione”. Votimi u krye me..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për zhvillimin e bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë. Sipas presidentit Radev, Vietnami nuk është vetëm një..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..