303 janë rastet e reja të regjistruara të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit pas 5 701 testeve të zhvilluara, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Gjatë harkut kohor 24 orësh kanë vdekur 9 veta me Covid-19, të shëruarit janë 190. 872 pacientë janë hospitalizuar, 44 janë në repartet intensive.
Kryeinspektori kombëtar i shëndetësisë Angell Kunçev tha para Televizionit Kombëtar Bullgar se koronavirusi nuk është i njëtrajtshëm. Derisa në Bllagoevgrad janë regjistruar 100 të infektuar, ka krahina ku nuk ka asnjë të infektuar.
Në qoftë se kanë rezultuar pozitivë turistët e huaj në Bullgari dërgohen në vendin e origjinës. Pothuaj çdo ditë organizojmë transferim të turistëve rumunë nga Greqia përmes Urës së Danubit, saktësoi Kunçev.
Vala e Covid-19 në Ballkan u ul, por po vazhdon të rritet në vendet evropianoperëndimore, deklaroi inspektori.
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka..
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..