Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shndërrimi i fytyrës së Shpëtimtarit Krisht - festë e cila forcon besimin dhe jep kurajë për kalimin e vështirësive

Më 6 gusht Kisha Ortodokse Bullgare feston Metamorfozën /Shndërrimin/ e Shpëtimtarit Krisht-një nga datat më të ndritshme në kalendar. Sipas teksteve të ungjillit, në këtë ditë Krishti zbulon përpara tre prej dishepujve të vet origjinën e tij hyjnore.

“Ai u shndërrua në mal,

Dishepujt e tu panë lavdinë Tënde, Zoti Krisht,

aq sa mundën,

që kur Të shikojnë në kryq,

të kuptojnë vuajtjen Tënde vullnetare

dhe për të predikuar përpara botës,

se Ti me të vërtetë je një rrezatim i Zotit.”

Cilën ngjarje të rikujtojnë këngët festive të kënduara në kishat bullgare në ditën e Shndërrimit të Krishtit.

Siç dihet nga shkrimet kishtare, Krishti është munduar të përgatisë pasuesit dhe ndjekës të vet për vuajtjet e tij. Zemrat e dishepujve të tij janë përmbushur me vuajtje nga këto fjalë. Që të mund të forcojë besimin e tyre dhe t’u japë kurajë, Krishti  ka marrë me vete Petrin, Jakovin dhe Joanin, dhe është ngjitur bashkë me ta në malin Tabor në afërsi me Galilenë. Ashtu si e ka pasur për zakon, është larguar pak dhe ka filluar të lutet, kurse nxënësit e tij i ka zënë gjumi. Kur janë zgjuar, ata e kanë parë Jezusin të shndërruar - fytyra e tij ka ndritur si dielli, kurse rrobat e tij janë bërë të bardha si dëbora. Bashkë me të, duke shkëlqyer në lavdi kanë qenë Moiseu dhe Ilia. Është shfaqur një re, e cila ka mbledhur profetët e Dhiatës së Vjetër, kurse prej saj është dëgjuar një zë: “Ky është biri im i dashur, tek i cili është dashamirësia ime! E dëgjoni Atë!” Në të kthyer nga mali Krishti u ka ndaluar nxënësve të tij të flasin për atë që ka ndodhur deri në ringjalljen e tij.

Shndërrimi  i Zotit bie në mesin e Kreshmëve të Mëdha për nder të Nënës së Zotit. Në këtë ditë besimtarët kungohen, kurse në tavolinën festive lejohet peshk. Një traditë popullore por dhe fetare është që në ditën e Shndërrimit  të shpihet në kishë rrush, ku prifti e përuron me lutje dhe e kalon me temjan. Pas kësaj ai shpërndahet për shëndet. Sipas besimeve popullore, që nga kjo ditë e tutje vera “thyhet” dhe niset drejt vjeshtës. Çdo gjë transformohet - ujërat në burime dhe nëpër lumenjtë ftohen, ditët dhe netët fillojnë të bëhen më të freskëta. Me Shndërrimin e Zotit janë të lidhura akoma një varg besimesh dhe traditash, për të cilat mund të lexoni KËTU.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD