Biznesi pezullon projektet investuese, tha para BNR-së Kryetari i Dhomës Ekonomike Tregtare Cvetan Simeonov.
Tashmë ka tkurrje të prodhimeve, do të fillojnë shkurtime. Masa 60:40 nuk ndikoi në mënyrën më të mirë. Del se ata që punojnë marrin 100 prej pagës së tyre. Ata që nuk punojnë – edhe ata marrin 100% prej pagës.
Në kushtet e mungesës së stabilitetit politik biznesi shqetësohet edhe për aplikimin e masave ndihmëse në ekonomi. Kjo që e tremb biznesin janë sinjalet e shumta për praktika korrupsioni në Bullgari. Këto firma, të cilat tashmë kanë investuar, e kanë përballuar këtë barrierë korrupsioni, por për të tjerat kjo është stres dhe shqetësim, tha gjithashtu Simeonovi.Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..
Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..