Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.
“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.
Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..