Ministri i Ekonomisë Llëçezar Borisov dorëzoi 4 certifikata për investime të klasës “A”, bëri të ditur Zyra e Shtypit pranë Ministrisë.
“Harmony 2012” në Kërxhali investon 23 mln euro në një instalim për përpunimin e materialeve që përmbajnë zink. “Alcomet” në Shumen investon 13 mln euro që të rritë dhe të modernizojë prodhimin e shoqërisë në auto-sektor. 5 mln euro investon “Tehnojon” në uzinën për përpunim hidrometalurgjik dhe për prodhimin e bakrit të katodës në qytetin Devnja të rrethit të Varnës. Projekti i katërt është për “Zgjerimin e bazës së Lufthansa Technik” në Sofje për 14 mln euro”.
Ministri vuri në duke se që nga fillimi i vitit 2020 janë dhënë 18 certifikata për investime të klasës “A” me vlerë të përgjithshme 207 mln euro që kanë hapur 2602 vende të reja pune.Kufiri i varfërisë do të jetë 638 leva në vitin 2025, vendosi qeveria. Vlera e tij do të rritet me 112 leva, ose me 21,3% krahasuar me vitin 2024. “Kufiri i ri i varfërisë do të ketë një ndikim të favorshëm për grupet vulnerabël të popullsisë dhe..
Flukset më të mëdha pozitive neto të investimeve direkte në vend për periudhën janar - korrik 2024 janë nga Holanda (269.5 milionë euro), Austria (225 milionë euro) dhe Greqia (160.5 milionë euro), tregojnë të dhënat e Bankës Kombëtare Bullgare (BNB)...
Këshilli i Ministrave lejoi dhënien e Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” një derogim nga Rregullorja Evropiane për masat kufizuese në funksion të veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Me përjashtimin, i vetmi termocentral bërthamor në Bullgari dhe..