Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të shpëtojë TVSH-ja e pakësuar degët nga falimentimi

Foto: GettyImages

Në sfondin e protestave antiqeveritare, kabineti pakësoi përkohësisht nga 20 deri më 9% normën e tatimit për verën dhe për birrën në lokale. Motivi i grupeve parlamentare të “Patriotëve të Bashkuar” dhe “Volja”, të cilat e parashtruan këtë kërkesë, qe se në këtë mënyrë stimulohet jo vetëm dega e prekur, por dhe prodhimi vendas i pijeve alkoolike. Por, analizatorët e cilësuan këtë lëvizje të bërë nga qeveria si një reagim të pamenduar, nën presionin e industrive më “të zëshme”. Argumenti i tyre ështëse ulja e tarifave bëhet pa u vlerësuar efekti në buxhet rreziqet e mashtrimit tatimor, si dhe ai i dobive të pritura.  Sipas pronarëve të lokaleve,masa është tepër e vonuar në kohë, përveç kësaj  u jep prioritet objekteve, të cilat  vizitohen prej më shumë njerëzish.

Në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare ekonomisti kryesor i Institutit të Ekonomisë së Tregut, Llëçezar Bogdanov,  vuri në dukje se, pakësimi i TVSH-së mbi birën dhe verën “është një masë shumë mbrapa në radhën e masave, të cilat mundet të stimulojnë në një plan më të përgjithshëm një klimë më të mirë investuese në Bullgari”.

Foto: BGNES

Prandaj sipas tijpyetja e madhe është nëse këto masa janë të qëndrueshme dhe sesi do të ndihmojnë për rritjen ekonomike gjatë viteve të afërta. Me rëndësi është po kështuse çfarë sistemi tatimor duam të mirëmbajmë.Në lidhje me këtëështë e nevojshme të kërkohen  ulje të tilla tatimore, të cilat të inkurajojnë shtimin e potencialit afatgjatë  për një rritje ekonomike,është kategorik ekonomisti.

Ulja e TVSH-së, e cila do të vazhdojë deri në fund të vitit 2021, vlen dhe për shërbimet turistike, palestrat dhe pajisjet sportive, përfshi këtu pishinat dhe sheshet sportive. Transportet e rastit për turistët po kështu do të përdorin një  tatim më të ulët.

Por duke pasur parasysh se nuk ka mjaft turistë,a është kjo masa e cila do të shpëtojë industrinë? Në fillim të verës niveli i taksave për hotelierët ra më 9%, por në praktikë ndryshimi në çmimin e shërbimit është minimal. Kështu për shembull në vend të 100 levave/50 euro/  për një dhomë dyshe, turistët paguajnë 97 leva /48 euro/.Kjo më tepër do të rrisë fitimet  e biznesit të madh, në vend që të tërheqë turistë, mendojnë ekonomistët. Duke pasur parasysh faktin se numri i pushuesve të huaj u pakësua shumë gjatë kësaj vere, ulja e niveleve tatimore nuk mund të shpëtojë disa operatorë turistikë nga falimentimi.

E vërteta është se industria insiston për zhvillimin e programeve të punësimit në sektor, përmes trajnimit dhe rikualifikimit, në bazë të vijës së instrumenteve evropiane.

Sa u përket shërbimeve të ndryshme në palestër, aty gjithashtu niveli i ulur i taksave varet nga vizitat.  Kjo nuk ka sesi të shpëtojë nëpunësit nga shkurtimet, gjatë një situate që sallat e palestrave qëndrojnë gjysmë të zbrazëta, për shkak të koronavirusit.

Në këtë kuptimmasat mbase mundet të  kenë një efekt të prekshëm përmes shpenzimeve sociale më efikase, është konkluzioni i ekspertëve.

Përpiloi: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është e 52-ta në mesin e 165 vendeve për sa i përket lirisë ekonomike

Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..

botuar më 24-10-16 3.26.MD

Statistikat tregojnë një rënie të mprehtë të inflacionit vjetor në vend

Inflacioni në vend u ngadalësua ndjeshëm në shtator në 1.2 për qind nga 2.1 për qind në gusht, duke arritur nivelin më të ulët që nga marsi 2021, treguan të dhënat nga Instituti Kombëtar i Statistikave. Krahasuar me muajin gusht, ka një deflacion prej..

botuar më 24-10-15 3.16.MD

Një mbledhje e bashkive në resortin “Albena” diskuton problemet e pushtetit vendor

Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..

botuar më 24-10-14 10.44.PD