Gjatë gërmimeve te “Akve Kalide” në afërsi të qytetit bregdetar Burgas, arkeologët zbuluan më se 40 monedha, shumica prej të cilave nga shekulli i IV. Para BTA-së udhëheqësi shkencor i kompleksit arkeologjik Dimço Momçillov tha, se u gërmuan më se 50 vula, një koleksion të tërë krehrash dhe shumë qeramika.
Sipas studiuesve Akve Kalide – Termopolis u krijua në mijëvjeçarin e parë para Krishtit në kohën e trakëve përqark burimeve të ngrohta minerale në rajon. Artefaktet e zbuluara dhe sendet për restaurim ruhen në Muzeun Regjional Historik – Burgas.
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..