Presidenti dhe nënrpesidenti të cilët janë në fuqi mund të hetohen por kundër tyre nuk mund të ngrihen akuza. Ky është qëndrimi i Gjykatës Kushtetuese pasi kryeprokurori i drejtoi pyetje për të interpretuan tekstin e Kushtetutës lidhur me imunitetin e kreut të shtetit. Sipas Gjykatës Kushtetuese gjatë mandatit presidenti dhe nënrpesidenti nuk mund të jenë objekt i veprimeve procesuale të drejtuara kundër tyre dhe të cilët prekin të drejtat dhe liritë e tyre personale. Kjo do të thotë se kundër tyre nuk mund të shfrytëzohen mjete speciale të hetimit ose të merren mostra të ADN-së së tyre. Këtë e transmetoi Radioja Kombëtare Bullgare duke iu referuar vendimit gjyqësor.
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...