Agjencia e Regjistrimit njoftoi se tashmë ka qasje tek regjistri tregtar dhe i pronësisë dhe regjistri i personave juridikë me qëllim jofitimprurës në një portal të përbashkët: https://portal.registryagency.bg. Nëse vizitohen sajtet e vjetra www.brra.bg ose www.icadastre.bg, përdoruesit dërgohen automatikisht në portalin e ri.
Për përdorimin e funksionalitetit të plotë të dy regjistrave ka nevojë për krijimin e një profili të veçantë dhe përdorimin e nënshkrimit elektronik, të kodit personal të identifikimit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, ose të një certifikate të Agjencisë së Regjistrimit.Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..