Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 19 e protestave antiqeveritare

Foto: BGNES

Për të nëntëmbëdhjetën mbrëmje me radhë në Sofje dhe në disa qytete të mëdha të vendit ka protesta antiqeveritare. Një grup të rinjsh nga Pleveni, të cilët kanë ardhur për protestën e së dielës në kryeqytet, thanë para BNR-së se masat sociale dhe ekonomike të paraqitura nga Bojko Borisovi në ndihmë të biznesit dhe të të prekurve nga koronavirusi duhej të aplikoheshin para 3 muajsh.

Të pakënaqurit kanë organizuar dy aktivitete – Performancë me dorëheqje në masë para centralit të partisë në pushtet GERB dhe një mbledhje e përgjithshme e qytetarëve para Presidencës, e cila do t’i drejtojë kërkesë Parlamentit për të shqyrtuar dorëheqjet e Kryeministrit dhe të Kryeprokurorit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministrat e Jashtëm bullgar dhe shqiptar janë për përshpejtimin e ndërtimit të korridorit nr.8

Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..

botuar më 24-11-21 10.21.PD

Erërat e forta uragane shkaktuan dëme në qytetin Vraca dhe në zonën përreth

Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..

botuar më 24-11-21 9.15.PD

Një forum në Sofje mbledh mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar

Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..

botuar më 24-11-21 6.10.PD