Pas mbledhjes së këshillit të koalicionit në pushtet, kryeministri Bojko Borisov shpalli pako me ndihma financiare për të prekurit nga kriza për shkak të pandemisë me Covid-19. Ndihma me shumën e përgjithshme më se 1 miliard euro do të përfshijë pensionistë, të papunë, personel mjekësorë dhe biznesin.
Me 30 për qind do të shtohen shpenzimet për personelin e organeve të ngarkuara me përballimin e pasojave nga pandemia. Këtu përfshihen strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë, Ministrisë së Punës, Ministrisë së Brendshme, Arkës Kombëtare të Sigurimeve Shëndetësore, Institutit Kombëtar të Sigurimeve etj. Shtohet shpërblimi për punë gjatë natës dhe jashtë orarit të nëpunësve të vijës së parë. Përkrahje suplementare financiare nga shteti do të marrin shëndetësia shkollore dhe fëmijërore, azilet dhe shtëpitë për njerëzit me të meta. Shtohet subvencionimi për spitalet.
Për pensionistët parashikohet shtojcë ndaj pensioneve për tre muaj me radhë nga 25 euro (50 leva). Shpërblimi minimal në të holla për papunësi do të rritet nga 4.6 euro (9 leva) në 6.17 euro (12 leva). Afati i shlyerjes do të rritet me tre muaj. Në pako nuk janë të harruar edhe krijuesit me praktikë të lirë për të cilët do të ndahen pak më se 8 milion euro (15 milion leva).
Masat ekonomike parashikojnë mjete për stimulimin e investitorëve vendor dhe të huaj, për përkrahje të operatorëve turistikë dhe për inkurajimin e turizmit të brendshëm.
Për pakon e masave sociale parashikohen 595 milion euro (1 miliard 163 milion leva), ndërsa për masat ekonomike 374 milion euro (731 milion leva).
Mjetet do të sigurohen nga rezerva fiskale dhe tani për tani nuk do të merret hua, tha kryeministri. Pakoja hyn në fuqi nga 1 gushti 2020.
Me një muaj do të zgjatet gjendja e jashtëzakonshme epidemike, shtoi kryeministri Bojko Borisov.
Përpilues: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në prag të zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare në më pak se tre vjet, vërehet lodhja e qytetarëve bullgarë nga pashpresa menaxheriale. Një gjë e tillë duket se ekziston edhe në fushën politike – dëshmi është fushata tejet letargjike..
Abdullah Öcalan propozoi bisedime paqeje me PKK nga burgu Lideri i Partisë terroriste të Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), Abdullah Öcalan, i cili po vuan një dënim me burgim të përjetshëm, u vizitua nga një i afërm i tij për herë të parë..
Fushata e shtatë zgjedhore në maratonën politike në tre vitet e fundit është në final. Vallë, a dëgjuam mesazhe për një rrugëdalje nga kjo krizë, apo lajmet tradicionale të blerjes së votës, blerësit e vërtetë të të cilave nuk u zbuluan..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..