Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Eurodeputetja Elena Jonçeva: Liderët evropianë duhet të ndihen të komprometuar politikisht pranë Bojko Borisovit

Eurodeputetja dhe gazetarja Еlena Jonçeva
Foto: BGNES

Incizimi me zërin eventual të Kryeministrit Bojko Borisov, i cili më 12 qershor u përhap në media, është autentik, deklaroi para BNR-së eurodeputetja Elena Jonçeva nga grupi i socialistëve dhe demokratëve, duke u mbështetur tek konkluzioni i një laboratori të autoritetshëm amerikan.

Incizimi tregon se te ne nuk ka ndarje të autoriteteve dhe se vendi ynë udhëhiqet nga një njeri autoritar, i cili bën porosi me anë të telefonit se cila firmë private të goditet dhe cili oponent politik të digjet, komentoi ajo.

Sipas saj është me rëndësi që duke qenë pranë Bojko Borisovit liderët evropianë të ndihen të komprometuar politikisht. Ata e dinë se çfarë përbën Bojko Borisovi dhe disponojnë informacion të mjaftueshëm, nënvizoi Jonçeva.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

56% e bullgarëve duan që parlamenti të zgjedhë një kabinet, qoftë edhe me çmimin e kompromiseve

56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..

botuar më 24-11-20 6.39.MD

Presidenti apeloi edhe një herë Gjykatën Kushtetuese për ndryshimet në Kushtetutë

Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..

botuar më 24-11-20 5.58.MD

Ambasadorja e Austrisë u njoh me situatën në kufirin bullgaro-turk

Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..

botuar më 24-11-20 3.44.MD