Bukuria e bregdetit jugor bullgar është paraqitur në videon e re të DJ-it italian Fabrizio Parisi. Spoti është i këngës South Legend frymëzuar nga folklori bullgar, e cila tashmë transmetohet nga radiostacionet në Bullgari, Greqi, Turqi, Marok, Egjipt etj.
Fabrizio Parisi është italian me rrënja bullgare. Ka lindur të Bazel të Zvicrrës në familjen e një bullgareje dhe një italiani – menaxher muzikor.
Regjisori i videos është fotografi Ljubomor Asenov – i vetmi bullgar i akredituar për të fotografuar Formula 1, bëri të ditur BNR-Sofja.Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..