Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sa do të kushtojë buka?

Fermerët po raportojnë për një korrje më të ulët të grurit sivjet

Foto: BGNES

Korrja e grurit është aty nga fundi i vet, por për shkak të kushteve klimatike rendimenti i pritur në Bullgari do të jetë me 1,5 milionë tonë më pak nga viti i kaluar. Por, pyetja logjike të cilën ne ja drejtojmë vetes është a do të shtrenjtohet buka?

4,5 milionë tonë është sasia e pritur e grurit të prodhuar, ndërsa vitin e kaluar ajo ka qenë 6 milionë tonë. Këtë e tregon bilanci i drithit të mbledhur deri në këtë moment, mbi 95% kokërr.

“Rendimentet e ulëta të grurit janë shqetësuese, por ato do të ndikojnë mbi sasinë e eksportit, me qenë se vendi ynë eksporton 3/4 nga rendimenti i vet - thotë Mariana Kukusheva, kryetare e Bashkimit Kombëtar të Degëve të Prodhuesve të Bukës dhe të Ëmbëlsirave, në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare - radioja regjionale Shumen.Sa i përket konsumit të brendshëm, i cili ka nevojë për 1 milionë tonë grurë për prodhimin e bukës, makaronave dhe të ëmbëlsirave, nuk mendoj se duhet të shqetësohemi. Në parim gruri me cilësi më të mira pjekëse mbetet tek ne”.

Për shkak të paralajmërimit të OKB-së, se po pritet një mangësi e produkteve bazë ushqimore për njerëzimin, çmimi në tregun e grurit aktualisht po rritet.  

“Nuk mund të bëj një parashikim për çmimin e bukës, së pari sepse çdo një prodhues i bukës e ka koston e vet dhe së dyti, ne nuk mund të komentojmë se cili do të jetë çmimi i këtij produkti bazëushqimor - shton Mariana Kukusheva. Tregu, përmes konkurrencës, rregullon më së miri ekuilibrin midis ofertës dhe kërkesës. Është shumë herët që të flasim për çmime dhe sepse punojmë me rendimentin e vjetër. Përdorimi i rendimentit të ri do të fillojë gjatë muajit tetor. Deri atëherë do të shikojmë se çfarë do tëndodhë me çmimin e energjisë elektrike dhe të naftës, me qenë se kjo ndikon mbi koston e bukës”.

Mariana Kukusheva thekson se në çmimin e një buke investohet midis 35 dhe 40 % punë njerëzore. Kurse aktualisht të gjitha shpenzimet e shtuara, të lidhura me aplikimin e regjimit të jashtëzakonshëm të punës për shkak të epidemisë, janë për llogari të prodhuesve. Pavarësisht nga kjo që nga fillimi i krizës bukëpjekësit nuk kanë lënë asnjë konsumator pa bukë, edhe në vendet në distanca më të largëta. Por, a ka firma të cilat kanë falimentuar?

“Për një periudhë të gjatë kohe mbetën të mbyllura furrat e vogla dhe ëmbëltoret e tipit familjar dhe kjo në qytetet e mëdha-përgjigjet Mariana Kukusheva. Aktualisht  që të gjitha ato përsëri kanë hapur dyer. Në të njëjtën kohë deklarimi i falimentimit është një procedurë mjaft e rëndë, e cila kalon përmes gjykatës. Tani për tani nuk kemi një informacion për anëtarë të organizatës sonë të cilët kanë shpallur falimentim, kurse në të bëjnë pjesë 93% nga firmat, të cilat punojnë në fushën e prodhimit të bukës dhe të ëmbëlsirave.”

Në ndryshim nga prodhuesit e ndershëm të bukës, sektori gri nuk ka pësuar dëme nga kriza. “Madje mendoj sesektori gri punon në mënyrë mjaft komode, me qenë se kontrolli është i pakësuar shumë- sqaron Mariana Kukusheva. Shpresojmë shumë se Ligji i Ri për Ushqimet do të kontribuojë për luftimin e ekonomisë së zezë në sektor.

Nga Bashkimit Kombëtar i Degëve të Prodhuesve të Bukës dhe të Ëmbëlsirave shpresojnë që qarkullime të shumta gri të dalin në dritë. “Por, për këtë qëllim duhet të ketë një kontroll jashtëzakonisht të fort shtetëror”, nënvizon kryetari i tij. Përfaqësuesit e degës presin po kështu një rregullore normative për aplikimin e Ligjit për Ushqimet të shqyrtohet publikisht në një afat sa më të shkurtër.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Modeli i subvencionimit të BE-së shtrembëron prodhimin bujqësor në vend

Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..

botuar më 24-10-31 10.50.PD

Inflacioni çon në qarkullim dhe kërkesë më të lartë të kartëmonedhave të reja 100 dhe 50 leva

Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..

botuar më 24-10-30 10.56.PD

Tregu i pasurive të paluajtshme ngriu

Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...

botuar më 24-10-28 9.07.PD