Pas takimit të partnerëve nga koalicioni në pushtet “GERB – Patriotët e Bashkuar” Kryeministri Bojko Borisov shpalli ndryshimet në qeveri.
Ministri i Punëve të Brendshme Mlladen Marinov do të zëvendësohet nga Hristo Terzisjki, i cili është oficer i karrierës në polici. Marinov është një oficer i jashtëzakonshëm, por në politikë ka gabime, të cilat ndëshkohen, u argumentua Kryeministri. Borisov tha se nuk miraton veprimet e policisë kundër protestuesve, sidomos në plazhin në Rosenec.
Ministri i deritanishëm i Shëndetësisë Kirill Ananiev bëhet Ministër i Financave, në vendin e Vlladisllav Goranovit. Ai është pushuar nga posti për shkak të kontrollit të ulët mbi Komisionin për Lojërat e Fatit, tha Borisov.
Zëvendësministri i deritanishëm i Ekonomisë Llëçezar Borisov do ta marrë postin e Ministrit të Ekonomisë nga Emill Karanikollov. Kryeministri shprehu pakënaqësinë e vet për shpërblimet e dhëna në Ministrinë e Ekonomisë.
Kostadin Angellov, i cili është shef i spitalit “Aleksandrovska” në Sofje, bëhet Ministër i Shëndetësisë.
Zëvendëskryeministrja Marijana Nikollova bëhet Ministre e Turizmit në vend të Nikolina Angellkovës.
Kryeministri deklaroi se pas skadimit të mandatit të qeverisë do të fillojë ta forcojë partinë GERB, sepse brenda ka gabime dhe kontroll të ulët. Ditën e hënë (më 27 korrik) do të shpallen masat në përkrahje të të dëmtuarve nga Covid-19.
Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov saktësoi se me këmbëngulje të Patriotëve të Bashkuar do të ketë një renditje të re të prioriteteve kombëtare, për zbatimin e të cilave po këmbëngul koalicioni i vogël. Ndër to janë kujdesi për njerëzit e moshuar, komunitetet bullgare jashtë shtetit dhe problemi demografik."Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..