Për shkak të PCR testeve për kalimin e kufirit rreth gjysmë mln bullgarë kanë hequr dorë për të pushuar në Greqi. Gazeta “Telegraf” citon udhëheqësin e Institutit për Analiza dhe Vlerësime në turizëm Rumen Draganov, se çdo vit që nga muaji maj deri në tetor rreth 670 000 bullgarë shkojnë për të pushuar në detin e Greqisë. Mirëpo, sivjet pritet që ata të jenë vetëm 150 000.
Mbi 80% do jetë ulja e turistëve të huaj këtë verë në bregdetin bullgar, parashikon edhe gazeta “Sega”, duke u mbështetur tek ulja drastike e numrit të fluturimeve charter nga Evropa deri në Varna dhe Burgas.
Për shkak të pandemisë edhe gjatë gjysmës së dytë të muajit korrik një pjesë e madhe e hoteleve në vendpushimet detare janë mbyllur dhe po punon vetëm 30% e personelit.Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..