Prej viteve të shumta Gjonjull Ali nxjerr bukën e gojës duke u marrë me rrobaqepësi dhe rregullimin e rrobave në qytetin Razgrad (Bullgari Verilindore). Në një kohë kur rrobaqepësit, por dhe zanatet e tjera janë duke u zhdukur, ajo vazhdon të mbahet fortë pas gjilpërës dhe makinës qepëse. Ka kthyer një dhomë nga shtëpia e saj në një atelie pune. Një ndihmës i saj i pazëvendësueshëm është kompjuteri - rrjetet sociale janë të dobishme për lidhjet e saj me klientët. Gjatë viteve me prodhime të saj rrobaqepësja nga qyteti Razgrad ka marrë pjesë dhe në shumë iniciativa bamirëse. Por, asnjëherë nuk flet për këtë se cilin e ndihmon dhe me sa ndihmon. “Çdo gjë të cilën e kam bërë ka qenë me gjithë zemër dhe në emër të nevojtarëve. Nuk ka nevojë që të tregohet!”- thotë me buzë në gaz Gjonjull Ali.
Pasionin drejt rrobaqepësisë dhe thurjes me shtiza, Gjonjull e cila sot është 60- vjeçe e ka zbuluar akoma në fëmijëri: “Qeshë nxënëse në klasën e gjashtë ose të shtatë, kur gjyshi dhe gjyshja ime më dhuruan një makinë qepëse. Fillova me gërshërët dhe stofrat dhe kështu filloi diçka që mbeti për tërë jetën.”
Pavarësisht se ka përfunduar specialitetin e zooteknikës Gjonjull ka mbaruar dhe një kurs rrobaqepësie dhe jo pas shumë kohe i përkushtohet krejtësisht këtij zanati. Në fillim ka qepur funde dhe fustane për vajzën e saj, ua ka rregulluar rrobat komshinjve. Me kalimin e viteve ka grumbulluar përvojë dhe njohje kurse që aty dhe klientë shumë të kënaqur. Bashkëshorti i saj dhe vajza po kështu hyjnë në botën e çuditshme të rrobaqepësisë dhe të prerjes, si ndihmës të saj. Bashkë ata mundin në kohë të realizojnë porositë e shumta, të cilat i merr Gjonjull - për qepjen e perdeve, të çarçafëve, të mbulesave e kështu me radhë. Pavarësisht nga kjo vajza e saj nuk vazhdon rrugën e saj por zgjedh të merret me art. Mbase pas kalimit të kohës do të ketë se kush ta zëvendësojë, me qenë se mbesa e saj e cila është 7-vjeçe tregon një interes gjithnjë e më të madh ndaj robaqepësisë.
Aktualisht rrobaqepësit nuk janë dhe shumë të kërkuar – tregon akoma Gjonjull. Njerëzit nuk qepin më rroba, por preferojnë të blejnë të reja. Kërkojnë ndihmën e saj kryesisht për rregullime të vogla si ndërrim të zinxhirit, shkurtimin ose ngushtimin e ndonjë rrobe. Sipas saj, interesi ndaj profesionit nga ana e njerëzve të rinj është shumë i vogël, por pavarësisht nga kjo është e bindur se shkollat profesionale dhe klasat për rrobaqepëse duhet të ruhen.
Gjonjull Alisë i mbeten disa vjet derisa të dalë në pension. Atëherë ajo mendon tu përkushtohet nipërve të vet. Ajo pëlqen shumë dhe të udhëtojë. Prandaj dhe ëndërron të vizitojë skajet e bukura të vendit tonë. Por për asgjë në botë ajo nuk do të heqë dorë nga qepja dhe qëndisja. Ato janë si mania – në qoftë se fillon njëherë me një gjë të tillë, nuk ka sesi të mos të bëhesh i varur prej saj, thotë mjeshtrja nga qyteti Razgrad.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..