Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e 13 e protestave në Sofje kaloi pa incidente

Foto: BTA

Para mesnate përfundoi dita e 13 e protestave antiqeveritare në Sofje, bëri të ditur BNR.

Pas mocionit të pasuksesshëm të mosbesimit kundër qeverisë qytetarë të pakënaqur vazhdojnë të këmbëngulin për dorëheqjen e Kryeministrit Bojko Borisov dhe të Kryeprokurorit Ivan Geshev. Protestuesit kërkojnë miratimin e votimit me makina dhe thirrjen e Kuvendit të Madh Popullor, i cili të kufizojë të drejtat e Kryeprokurorit.

U bllokua përkohshëm udhëkryqi kryesor Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Një pjesë e protestuesve shkuan para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të kërkuar përsëri dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm të medias.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD