I lindur gjatë shekullit të 10 para Krishtit, pasardhës i Aaronit, ai ka qenë “i përmbajtur në ushqim, i thjesht dhe modest në veshje dhe i rreptë për veten dhe të tjerët”. Jeta e tij është e përmbushur me mrekullira të shumta, të cilat kanë filluar akoma që në një moshë të herët. Një legjendë tregon se babi i tij ka pasur një vizion, në të cilin burra dashamirës kanë biseduar me fëmijën Ilia, e kanë mbështjellë me pelena me zjarr dhe i kanë dhënë gji dhe ushqim me flakë. Priftërinjtë e kanë shpjeguar vizionin në këtë mënyrë: “Hiri i Zotit do të pushojë mbi fëmijën, fjala e tij do të jetë si zjarr, e fortë dhe vepruese; kurse jeta e tij - e pëlqyeshme nga Zoti..Emri Ilia do të thotë “kala e Zotit”.
Ai ka luftuar kundër idhujtarisë vrasjes dhe therjes së profetëve, gjë në të cilën më të tmerrshëm kanë qenë mbreti Ahav dhe gruaja e tij, profeti ka shkuar tek mbreti dhe i ka thënë: ”Për shkak të mëkateve të tua që sot nuk do të ketë shi, as vesë, derisa të mos e lus Zotin për këtë!” Dhe “e ka mbyllur” qiellin për 3 vjet e 6 muaj. Ahav ka dashur ta vrasë Ilian, por Zoti i ka thënë të fshihet pranë një burimi, në afërsi të lumit Jordan dhe ka dërguar sorra të cilat t’i shpien ushqim.
Mrekullia e fundit në jetën e Shën profetit Ilia është ikja e tij nga kjo botë - i vetmi mes të zgjedhurve të Zotit. Kur ka ardhur dita, ai ka qenë me nxënësin e vet Shën profeti Elisej. Është paraqitur një qerre e zjarrtë, e drejtuar prej kuajve të zjarrtë, në të cilën predikuesi i shenjtë është i futur dhe në këtë mënyrë ai ngjitet në qiell.
Festa popullore Ilinden është e lidhur me përfytyrimin se shenjtori është zot i bubullimave të verës dhe të etheve”. Me cilat hyjni pagane e kanë lidhur dikur, çfarë besimesh dhe legjenda ruan folklori bullgar për shenjtorin, mund të mësoni KËTU:
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNESGati 11 për qind e popullsisë në Bullgari, ose rreth 639 000 njerëz, e identifikojnë veten si myslimanë sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2021. Vetëm popullsia turke numëron 508 378 veta. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane jeton në..
Historitë e harruara të fshatrave bullgarë të zhytur nën ujë për shkak të ndërtimit intensiv të digave në periudhën 1950-1986 do të shfaqen në ekspozitën "Të humbur nën ujë", e cila hapet sot në hapësirën kulturore të kryeqytetit Bobbina...
Nga data 5 deri më 7 prill në Hisarja fillon festivali i parë antik “Dioklecianopolis – udhëkryq i kohës”, njoftoi administrata bashkiake. Ai synon të tregojë se si ka qenë jeta në qytetin e Hisarjas në shekujt III-IV. Nëpërmjet rikrijimit të..