Bullgaria radhitet pas Francës dhe para Sllovenisë për nga numri i foshnjave në Bashkimin Evropian që kanë lindur jashtë martese. Sipas të dhënave të Eurostatit, që e krahason këtë tregues në periudhën 2000 – 2018, gjatë vitit 2018 mesatarisht 42% e fëmijëve në bashkësinë evropiane kanë lindur jashtë martese, ndërsa gjatë vitit 2000 kjo përqindje ka qenë 25.
Konkretisht për Bullgarinë në fillim të mijëvjeçarit të ri afro 40% e fëmijëve kanë lindur jashtë martese, në krahasim me 2018-ën, kur këta fëmijë janë 59%.
Në BE rritja mes dy viteve të krahasuara është 17%, gjë që është sinjal për formimin e një lloji të ri të marrëdhënieve familjare krahas atyre tradicionale, komenton Eurostat.Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht..