Vasill Levski, i cili u kthye në një simbol kombëtar të luftës kundër sundimit osman, kaloi vitet e fëmijërisë dhe të rinisë në një shtëpi të thjeshtë në qytetin e lindjes Karllovo. Shtëpia njëkatëshe e familjes u ndërtua në kohën e Rilindjes Kombëtare Bullgare në shekullin e XVIII nga gjyshi Kunço Ivanov.
E pabanuar për një kohë të gjatë shtëpia u shemb në vitet rreth Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha turke (1878). U rindërtua në vitin 1933 me projekt të arkitektit Dimitër Ivanov. Banorët e qytetit Karllovo dhe ushtarët e garnizonit vendor ndihmuan me materiale dhe me ndihmë falas. Vajzat e Janës – motra e Apostullit ndihmuan për rikrijimin e interierit autentik. Në vitin 1937 shtëpia e revolucionarit të madh bullgar Vasill Levski hapi dyert për vizitues dhe tashmë më se 80 vjet është muze i cili ruan dëshmi të çmueshme për familjen, për jetën dhe për veprën e këtij heroi kombëtar bullgar.
Më shumë fakte interesante për shtëpinë e Apostullit mund të lexoni në botimin e redaktores Gergana Mançeva “Karllovo ngriti nga rrënojat shtëpinë e Apostullit të Lirisë Vasill Levski dhe e ruan si një shenjtërore”
Foto: vlevskimuseum-bg.org
Më 25 korrik, Kisha Ortodokse Bullgare nderon Fjetjen e Anës - shenjtores që lindi Marinë, e cila është nëna e ardhshme e Jezu Krishtit. Shën Anna konsiderohet mbrojtëse e martesës, familjes dhe mëmësisë, si dhe mbrojtëse e virgjëreshave, të..
Më 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..