"Tingull i natyrshëm, ornamentikë e vështirë dhe e përsosur, stil i jashtëzakonshëm. Ajo na prezantonte në mënyrën më të mirë stilin e të kënduarit të Stranxhës” – kështu folkloristja Maria Kuteva shpreh admirimin e vet nga Komnia Stoianova, me të cilën ka punuar vite me radhë në Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”. Arti i këngëtares së njohur vlerësohet lart edhe sot e kësaj dite, konsiderohet si shembull i të kënduarit dhe i repertorit arkaik të Stranxhës.
Këngëtarja ka lindur në fshatin e Stranxhës Draçevo (afër qytetit Sredec, Bullgari Juglindore), është trashëgimtare e dy fiseve muzikore, është rritur duke dëgjuar këngë popullore bullgare.
Që si nxënëse në shkollën fillestare ka marrë pjesë në festat shkollore duke interpretuar këngët e saj të dashura të ngadalta. Në vitin 1951 në Festivalin Folklorik të Rrethit të Burgasit ishte klasifikuar në vend të parë. Zëri i saj delikat tërheq vëmendjen e publikut. “Një zë i cili shtrihet në shpirt...” Kështu këngëtarja e madhe folklorike Magda Pushkarova e ka mbajtur mend takimin e saj të parë me shoqen e saj të ardhshme, takim ky që është zhvilluar pak para pjesëmarrjes së Komnias në festivalin e njëjtë. Këngëtarja tashmë e njohur i ka inspiruar kurajë vajzës së turpshme. Komnia jo vetëm se ka qenë fituese, por ka marrë ftesë personale nga Filip Kutev (kryetari i jurisë) për t’u përfshirë në ansamblin e porsaformuar për këngë dhe valle popullore – Sofje. Në vitin 1953 ajo u bë një prej këngëtareve të tij, duke lërë “gjurmën e Straxhës” në interpretimet e ansamblit.
Të njëjtin vit ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin Rinor Ndërkombëtar në Bukuresht. Bashkë me Ansamblin, por edhe si një interpretuese solo Komnia ka dhënë një sërë koncertesh te ne dhe nëpër botë. Në repertorin e saj ka 250 këngë nga rajoni i Stranxhës, një pjesë e madhe prej të cilave ruhen në fondin e BNR-së. Georgi Draganov, autor i librit për jetën dhe krijimtarinë e saj, na kujton për magjinë e jetës patriarkale – burim i urtësisë dhe i këngëve të trashëguara nga këngëtarja e madhe e Stranxhës:
“Shtëpia jonë ishte 200 metra larg Komnias. Pasi e hapja dritaren unë e dëgjoja dhe e shihja. Kështu i dëgjoja këngët e saj. Po mbaj mend se afër shtëpisë së tyre kishte ndeja, gratë punonin dhe ajo gjithmonë këndonte. Ajo vazhdonte të këndonte edhe kur i çonte kuajt për të pirë ujë, duke u kthyer përsëri këndonte. Babai im gjithashtu këndonte shumë, nga ai e trashëgova dashurinë ndaj folklorit, por duke e dëgjuar Komnian kjo dashuri u forcua edhe më shumë. Në librin për të publikova 110 këngë. E di tërë repertorin e saj.
Para pak kohe vajza ime fitoi çmimin e madh për këndim që mban emrin e Komnia Stoianovës. Atëherë zhvillohej në fshatin tonë, pas kësaj u transferua në qytetin Sredec me emrin “Kurora folklorike”. Që të inkurajojë interpretuesit e rinjtë cilët i ndjekin hapat e këngëtares së madhe, festivali shpalli çmimin “Komnia Stoianova” – për interpretim më të mirë të një kënge nga repertori i saj. Bëra shumë punë për botimin e librit tim. Prezantova ekzemplare në Shkollën Kombëtare për Arte Folklorike në Kotell. Para se të ndahet nga jeta këngëtarja ka realizuar incizimet e saj të fundit në këtë shkollë, me ekipin e Radios Stara Zagora – radioja e njëjtë, në të cilën Komnia ka incizuar këngët e saj të para. Shpresoj që njerëzit e rinj të kërkojnë dhe ta lexojnë për të. Është me rëndësi që brezi i ardhshëm të mos i harrojë këngët e saj.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..