Në rregullat e dhomës së pritjes për eurozonën ERM II ka një interval prej plus-minus 15%, brenda të cilit një valutë mund të lëvizet, që të konsiderohet si stabile. Ka pyetje nëse kursi lev-euro është i fiksuar, ose do të lëvizet në këtë interval, tha para Bloomberg TV Bulgaria Vasill Todorov, kryesekretar i Dhomës Industriale-Tregtare Bullgare.
Kursi lev-euro tani për tani është fiksuar dhe nuk priten ndryshime. Intervali është valid për vendet, ku valuta ende është e lëvizshme, sqarojnë nga Dhoma.
Sipas Todorovit aderimi i Bullgarisë në ERM II është një garanci e padyshimtë dhe sinjal për investitorët, por kjo në asnjë mënyrë nuk e çliron Bullgarnë nga misioni i saj për të tërhequr investitorë seriozë.Treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit u rrit në dhjetor me 1.7 pikë nga 17 për qind në 18.7 për qind krahasuar me muajin nëntor. Rritje e treguesit është vërejtur në industri me 1.9 pikë, në tregtinë me pakicë me 5.7 pikë dhe në sektorin e shërbimeve..
Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
Bujqësia në Bullgari ruan stabilitetin e saj, duke siguruar punësim për 6% të popullsisë dhe duke zënë rreth 4% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB)...