Që nga 16 korriku në Bullgari mund të hyjnë pa karantinë të detyrueshme 14 ditore dhe pa PCR test të gjithë që mbërrijnë nga këto shtete: Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lihtenshtajni, Republika e San Marinos, Andorra, Monakoja, Vatikani, Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja, Tajlanda, Tunizia, Uruguaji dhe Ukraina.
Nuk kërkohet PCR test edhe për personat që mbërrijnë nga shtetet anëtare të BE-së dhe të Hapësirës Shengen, me përjashtim të Suedisë dhe Portugalisë.
Po vazhdojmë të punojmë me qeverinë britanike për heqjen e karantinës në Mbretërinë e Bashkuar për personat që vijnë nga Bullgaria, shkroi në Facebook Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva.Të enjten temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 5°, në Sofje 2°. Në mëngjes vende-vende do të ketë dukshmëri të reduktuar. Gjatë ditës do të mbajë mot me vranësira. Reshje të dobëta shiu do të bien fillimisht në zonat lindore dhe më vonë..
Presidenti Rumen Radev pret që Gjykata Kushtetuese të vendosë më shpejt për ankesën e tij për ndryshimet në Kushtetutë. Kreu i shtetit e deklaroi këtë para studentëve të Universitetit të Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ku mbajti një leksion mbi..
Deputetët u mblodhën të mërkurën për përpjekjen e tyre të nëntë për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të, e cila do të lejonte funksionimin e parlamentit. Në votimin e parë u paraqitën katër kandidatë - Atanas Atanasov nga “Po e vazhdojmë..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..