Transparenca është një prej parimeve kryesore të qeverisjes, pavarësisht se kush është në pushtet, tha Presidenti Rumen Radev në një takim me ambasadorët e vendeve nga BE-ja dhe të Zvicrës në Bullgari.
Presidenti është i mendimit se problemet e grumbulluara në shoqëri kërkojnë një model të ri të qeverisjes, i cili të rritë kontrollin e qytetarëve mbi institucione dhe përgjegjësinë e autoriteteve. Ka nevojë për ndryshime në sistemin gjyqësor.
Radev ka ripohuar se konsultimet për ndryshime në Kushtetutë, të cilat filluan me iniciativë të tij, po vazhdojnë.Diplomatët kanë nënvizuar se qytetarët që protestojnë janë garant për të ardhmen e demokracisë në Bullgari dhe se investitorët e huaj po presin një mjedis të parashikueshëm të biznesit.
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për shkak të këtyre ndryshimeve në Kushtetutë, sot nuk mund të zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor”...
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor, sipas një sondazhi kombëtar nga Konfederata e Punës “Podkrepa”. Gjysma e të anketuarve kanë deklaruar..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi vullnetar për të mbështetur aktivitetet e organizatës në Rripin e Gazës me shumën prej 100 mijë euro...
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..