Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Parlament parashtruan zyrtarisht mocionin e mosbesimit kundër qeverisë

Foto: BTA

Deputetët e grupit parlamentar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtruan mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është prova e pestë e opozitës për ta rrëzuar qeverinë. Tema e votës përsëri është lidhur me korrupsionin.

Gjatë vitit 2018 e majta bëri provë për ta rrëzuar kabinetin për shkak të dështimit të tij në luftimin e korrupsionit.

Tri provat e tjera gjatë viteve të kaluara ishin lidhur me sektorët e sigurimit, shëndetësisë dhe të mjedisit dhe ujërave.

Këtë herë vota koincidoi me protestat në Sofje dhe në mbarë vendin.

Debatet duhet të fillojnë jo më herët sesa 3 ditë pas parashtrimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa vetë votimi duhet të mbahet 24 orë pas përfundimit të debateve.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD
Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD