Deputetët e grupit parlamentar “Partia Socialiste Bullgare për Bullgarinë” parashtruan mocionin e mosbesimit kundër qeverisë së Kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është prova e pestë e opozitës për ta rrëzuar qeverinë. Tema e votës përsëri është lidhur me korrupsionin.
Gjatë vitit 2018 e majta bëri provë për ta rrëzuar kabinetin për shkak të dështimit të tij në luftimin e korrupsionit.
Tri provat e tjera gjatë viteve të kaluara ishin lidhur me sektorët e sigurimit, shëndetësisë dhe të mjedisit dhe ujërave.
Këtë herë vota koincidoi me protestat në Sofje dhe në mbarë vendin.
Debatet duhet të fillojnë jo më herët sesa 3 ditë pas parashtrimit të mocionit të mosbesimit, ndërsa vetë votimi duhet të mbahet 24 orë pas përfundimit të debateve.Me 125 vota “pro” dhe 114 “kundër”, Kuvendi Popullor votoi që vendi ynë të ketë një qeveri të rregullt me kryeministër Rosen Zheljazkov. Kabineti u mbështet nga tri forcat politike që do të marrin pjesë drejtpërdrejt në qeveri - GERB-SDS, "BSP – E..
Cilësia e jetës së njerëzve me fokus në arsim dhe shëndetësi - ky do të jetë prioriteti i qeverisë së re, tha kandidati për kryeministër Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS. Ai tregoi shtetin e së drejtës, financat e qëndrueshme, buxhetin e balancuar dhe..
GERB-SDS, "BSP - E majta e bashkuar" dhe "Ka një popull të tillë" (ITN) nënshkruan një marrëveshje me prioritetet kryesore të qeverisë së ardhshme, njoftoi qendra e shtypit GERB-SDS. Grupi parlamentar i "Demokracia, të Drejtat dhe Liritë - DPS" rreth Ahmed..