Deri më 29 korrik në Muzeun Historik Regjional në qytetin Vraca (në Bullgarinë Veriperëndimore), kurse pas kësaj në Sofje dhe në Plovdiv, diplomantët e kursit të specializuar të arkitektëve për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të paluajtshme pranë Universitetit Ecole de Chaillot në Paris prezantojnë punët e veta të diplomës. Ekspozita është e quajtur “Aventura Shajo” dhe prezanton monumente të kulturës nga e gjithë Bullgaria, si dhe metodat për ruajtjen dhe për restaurimin e tyre. Përpara Radio Bullgarisë për trashëgiminë kulturore dhe për ruajtjen e saj flet arkitekti Veselin Aleksiev. Ai prezanton dhe projektin e vet, pjesë nga ekspozita –“Shtëpia e Skaçokovit” si një kryevepër arkitekturore e qytetit Vraca:
“Në fillim të shekullit të 20 shtëpia është gjendur në rrugën tregtare ku kishte shumë dyqane dhe punishte të cilat mund të shikohen dhe sot në një pamje pothuajse autentike. Shtëpia është e ndërtuar gjatë vitit 1910, godina është emblematike për periudhën e secesionit, me ndikim të fortë nga Vjena. Për ndërtimin e saj nuk janë kursyer mjete, janë shfrytëzuar materialet më të mira për kohën. Është përdorur një konstruksion prej hekuri dhe betoni, që e bën një nga përfaqësuesit e parë të këtij tipi ndërtimi tek ne. Janë ruajtur mozaikët e bukura dhe të bollshme me simbole klasike si dhe shkallët e mëdha. Shtëpia ka qenë pronë e Angjell Skaçokovit, i cili për një kohë të shkurtër ka qenë kryetar bashkie i qytetit Vraca. Shtëpia është me tre kate, ku përveç sipërfaqes së banimit ka pasur zyrë dhe dyqane. Përpara Luftës së Dytë Botërore aty janë qepur kostumet e banuesve të qytetit - me stofra të ardhura nga Anglia dhe Austria. Pavarësisht se gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit ajo është përdorur nga qiramarrës të ndryshëm, disa nga të cilët dhe jo shumë të ndërgjegjshëm, shtëpia e Skaçokovit vazhdon të jetë mes godinave respektuese të qytetit Vraca dhe një nga simbolet e qytetit.”
Shtëpitë - monumente të kulturës mund të kthehen në një farë “makinash të kohës”, me të cilat të njihen në detaje jeta dhe ditët e përditshme të paraardhësve tanë. Që të bëhet kjo, është i nevojshëm një vullnet politik, thotë arkitekti Veselin Aleksiev. Sipas tij duhet të punohet në disa drejtime - arsimimin e specialistëve mbi restaurimin dhe analizën, me ndihmën e të cilëve të zhvillohet koncepti për një turizëm kulturor.
“Unë nuk shikoj problem të zhvillohet një turizëm adekuat kulturor, pa ndërhyrje të vrazhda në mjedisin autentik. Që të mund të vazhdojë të jetë aktual në kohë dhe të vetëmirëmbahet, një monument nga një epokë të kaluar duhet të pajiset me një funksion të ri. Por, nevojitet qëndrim më global - strategji të qarta në nivel shtetëror dhe lokal. Specialistët duhet të kenë mundësi të sigurojnë mjedis për ruajtjen e atmosferës autentike dhe ajo të eksponohet në mënyrë më të përshtatshme. Kështu ajo do të jetë atraktive për turistët.”
Është e mundur që godinat të rinovohen në pamjen e tyre fillestare, sqaron arkitekti Aleksiev. Kjo do të jetë e shtrenjtë, por rikthyeshmëri ka dhe arkitekti Aleksiev jep shembull me Francën, ku ruajtja dhe mbrojtja e monumenteve është një politikë e shtetit - shoqëria e ka kuptuar se kultura sjell të ardhura. Prandaj arsimohen dhe mjeshtër për teknikat e ndërtimit nga periudhat e ndryshme historike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personalPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..