Afaristët e akuzuar Vasill Bozhkov dhe Cvetan Vasilev, të cilët gjenden jashtë shtetit, janë në kontakt me politikanë “të ndershëm” dhe “gazetarë” të lirë, që ta sabotojnë punën e sistemit të drejtësisë të Bullgarisë. Këtë e shpalli në një briefng Sijka Mileva - zëdhënëse e Kryeprokurorit të Bullgarisë Ivan Geshev, dhe shtoi: “Jemi dëshmitarë se si ata bëjnë përpjekje, që të asgjësojnë pavarësinë e organeve hetuese, duke provuar për ta ruajtur të vjedhurin nga populli.”
Pak më vonë prokuroria publikoi incizime të bëra me mjete të posaçme hetuese të bisedimeve të Vasill Bozkovit, i cili fshihet në Dubai, me një gazetar dhe një politikan, sipas të cilëve prapa protestave rri pikërisht Bozhkovi.Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), që u mbajt sot në Tiranë. Ndër temat e diskutuara ishte roli i CEI në bashkëpunimin rajonal dhe..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të..