Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pas një mungese njëqindvjeçare shpargu përsëri është në Bullgari

| rinovuar më 20-07-15 5.39.MD
Foto: arkiv

E quajnë shpargun "perime për mbretër", sepse ka arritur të mahnisë me shijen e vet të butë Mbretin Diell, Luigji XIV. Ai kaq shumë i ka pëlqyer këto perime saqë i ka detyruar kopshtarët e vet t’i risin gjatë gjithë vitit, që të mund ta ketë përherë në tavolinë. Që atëherë në Evropën e Mesme dhe në Evropën Perëndimore shpargu kthehet në gjellë të dashur dhe në delikates. Nëpër tokat tona akoma i konsiderojnë këto perime si ekzotike dhe shumë pak veta e dinë se në fillim të shekullit të 20 Bullgaria ka qenë prodhuesja më e madhe e shpargut në Evropë. Pas vitit 1944 shkopinjtë e brishtë të gjelbër janë të akuzuar se janë një “gjellë borgjeze” dhe zhduken nga tregu bullgar. Por, gjatë viteve të fundit ato u paraqitën sërish në tryezën tonë dhe madje të rritura nga prodhuesit bullgarë, produktet e të cilëve janë në nivel evropian.

Borisllav Ivanov dhe gruaja e tij, nga fshati Zllatia, rrethi i qytetit Dobriç - në Bullgarinë Verilindore janë disa nga agrarët e pakët në vend, të cilët marrin guximin të risin shparg. Përpara rreth 5 vjetëve ata kthehen nga Gjermania, ku kanë punuar në sferën e turizmit dhe të gastronomisë.

“Vendosëm të merremi me bujqësi, me qenë se jetojmë në një rajon turistik, por dhe Deti i Zi është shumë afër nesh - tregon Borisllav. - Në kohë gjyshi im ka qenë kopshtar dhe ne po ndjekim traditën.”

Të dy me gruan e tij nuk kanë njohuri të veçanta në bujqësi, prandaj familja mësohet në lëvizje e sipër. Aktualisht në një sipërfaqe prej rreth 4 hektarëve ata rrisin pothuajse të gjitha perimet tradicionale për Bullgarinë, por dhe më ekzotiket siç është shpargu. Ata ngulmojnë tek larmia dhe cilësia, por jo dhe tek sasia:

“Atë të cilën e prodhojmë, mundim ta realizojmë. Vëmë re se me çdo vit të kaluar kërkimi bëhet gjithnjë e më i madh - vazhdon Borisllavi. - Përveç shpargut, rrisim physalis dhe raven. Gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme, për shkak të pandemisë Covid-19, nuk kemi hasur vështirësi të veçanta. Derisa ishin të mbyllura pazaret, ne bënim shitje në internet dhe i shpinim produktet tona në vend tek klientët. Kështu mundëm të realizojmë çdo gjë. Kishte një interes për shpargun dhe sallatat si dhe ndaj të gjitha perimeve. Në sasi fare të reduktuara rrisim dhe shafran. Mes klientëve tanë janë dhe një-dy restorante nga regjioni. Të tjerët janë nga tregu i fermerëve, ku ne e shesim prodhimin tonë. Punojmë vetëm unë dhe gruaja ime. Kohë pas kohe, kur nevojitet , një djalë, i cili kupton prej perimeve  vjen që të na ndihmojë, por kryesisht punojmë vetëm ne të dy”.

Qëllimi i Borisllavit dhe të bashkëshortes së tij është që të shtojnë prodhimin e shpargut. E mbledhin nga muaji prill deri në fund të qershorit. Dietologët pohojnë se, shpargu është shumë i pasur  me vitaminat B6, A dhe C. Ka dhe një përmbajtje të lartë të lëndëve minerale, më në veçanti të kalciumit, magnezit, zinkut dhe hekurit. Shpargu është një burim i madh i triptofanit, i cili ndihmon për gjendjen e mirë të njerëzve dhe për gjumin e qetë. Por, që të jemi të sigurt  se përmbajnë që të gjitha lëndët e dobishme, duhet të zgjidhen të jenë të fortë, të lëmuar me një sipërfaqe me glanc dhe sytha të mbyllur. Sa më të gjelbër që janë  ose përkatësisht më të bardhë, kaq janë më të brishtë dhe të dobishëm.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është ndër të parat në BE përsa i përket regjistrimeve të makinave të reja

Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..

botuar më 24-11-23 1.20.MD

Lëvizje në ekonominë bullgare, por në mënyrë të pabarabartë në fusha të ndryshme

Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..

botuar më 24-11-20 7.35.PD

Niveli i papunësisë në Bullgari është ruajtur edhe në tetor

Numri i të papunëve që kanë filluar punë është rritur me 830, ose 5,9% krahasuar me një muaj më parë. Sipas të dhënave të Agjencisë së Punësimit, në tetor kanë filluar punë gjithsej 14852 persona të papunë. Sipas statistikave të Agjencisë, niveli i..

botuar më 24-11-18 12.11.MD